![](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/07/200x200_eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee1628325969.jpg)
Lexoni edhe:
Përleshen dy familje në Shtime, të mëdhenj e të vegjël rrahën mes vete
Adrola Dushi njihet si një ndër vajzat më të bukura shqiptare, falë bukurisë natyrale që modelja ka. Postimet e saj në Instagram marrin pëlqime dhe komente pozitive pafund për tiparet dhe trupin që ka.
Ditën e sotme, Adrola ka ndarë një foto me ndjekësit e saj, në të cilën shihet duke pozuar nga pishina. Zeshkanja seksi shfaqet e veshur me të zeza, teksa tregon barkun e sheshtë e të tonifikuar.
Përleshen dy familje në Shtime, të mëdhenj e të vegjël rrahën mes vete Lexoni edhe:
Mirëpo ndjekësit vunë re një tjetër detaj: Dushi shihet ujë e sapun, pasi nuk ka përdorur asnjë “grimcë” make up-i. Lëkura e pastër dhe e shkëlqyeshme, si dhe vetullat e buzët e plota, bien në sy menjëherë.
Pak kohë më parë, Adrola tregoi se të jesh një nënë beqare është e vështirë, e sidomos kur i biri, Troi e pyet “pse?”.
Modelja tha në atë kohë: “Përgjigjja ime është kjo që ‘kur unë e kam marrë atë vendim, ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona’. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”.
(Kosova Sot Online)