Ramë Lahaj me dedikim prekës për nënë e tij: Pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun

  • G.g /
  • 09 August 2021 - 10:46
Ramë Lahaj me dedikim prekës për nënë e tij: Pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, ka prekur zemrat e të gjithëve me një dedikim emocionues për nënën që i vdiq para dy ditësh.

Ai shkruan se si akoma nuk mund ta besojë vdekjen e saj, teksa thotë se për një moment mendoi se do të ktheheshin bashkë në shtëpi.

Ju sjellim dedikimin e tij pa ndërhyrje:

"Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.
“Gabeli jot”"

https://www.facebook.com/rame.lahaj/posts/375886187227246

(Kosova Sot Online)