Lexoni edhe:
Tayna mezi njihet me ndryshimin e fundit
Rozana Radi nuk është shumë aktive në muzikë, por sa herë që rikthehet sigurohet që të godasë në shenjë. Ajo ka gati 4 vite që nuk publikon asnjë këngë të re dhe publiku ja ka ndjerë mungesën. Për këtë arsye ajo ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë dhe është gati të lançojë një këngë të re.
Vetë artistja ka zbuluar se ka bashkuar forcat me producentin dhe këngëtarin e njohur, Stine, për këtë projekt të ri. Rozana ka postuar një foto nga studioja, në të cilën ka punuar këngën e re bashkë me Stinen.
Tayna mezi njihet me ndryshimin e fundit Lexoni edhe:
Projekti po shkon drejt finalizimit dhe Rozana ka ndarë në Instagram një pjesë nga refreni i këngës, që nuk është plotësuar ende. Ndryshe nga këngët e saj të mëparshme, ky projekt duket se do të jetë më ritmik dhe ne po presim me padurim ta dëgjojmë Rozanën në këtë version.
Kënga e fundit që Rozana ka publikuar është “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, me të cilën ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2018-të. Në vitin 2016-të ajo arriti të triumfonte në festival me këngën e saj, “Ma thuaj ti”, e cila prekur zemrat e gjithë publikut dhe rrëmbeu çmimin e parë.
(Kosova Sot Online)