Fjolla Morina del nga burgu? Fisnik Syla publikon foton që ngriti dyshime
Fjolla Morina u arrestua disa javë më parë nga policia në një nga lokalet në Prishtinë. Gjykata e Prishtinës e dënoi atë me 6 vite burg për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike”.
Gjykata e Prishtinës mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, derisa të bëhet ekstradimi në Shqipëri, meqenëse këngëtarja kërkohet nga autoritetet shqiptare.
Edhe pse në kërkim nga policia e në arrati, këngëtarja nuk ndaloi së postuari foto e video në rrjetet e saj sociale, duke treguar jetën luksoze që bën.
Mirëpo, bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, ka ngritur dyshimet se Fjolla mund të ketë dalë nga burgu. Ai ka publikuar në Instastory një foto, në të cilën shihet me Alayah, vajzën e vogël të këngëtares në krahë dhe anash tij është edhe vetë Fjolla.
Alayah festoi dje 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku zgjodhi këtë imazh për ta uruar atë.
“Gëzuar ditëlindjen princeshë e vogël”, ishin fjalët me të cilat ai mbishkroi postimin.
Nuk dihet nëse kjo është një foto e realizuar më parë apo Fjolla Morina ka dalë nga burgu për t’iu bashkuar gëzimit të vogëlushes së saj.
Kujtojmë që çifti e ka bërë lidhjen publike në dhjetor të vitit të kaluar. Fjolla i tha “PO” propozimit për martesë të biznesmenit në Maldive, në fund të vitit të kaluar. Ata organizuan edhe ceremoninë e martesës duke u bërë zyrtarisht burrë dhe grua.
(Kosova Sot Online)