Pas përkushtimit ndaj fesë islame, pushimet verore të Shkëndije Mujajt nuk ngjajnë aspak me ato të disa viteve më parë

  • 14 August 2021 - 15:25
Pas përkushtimit ndaj fesë islame, pushimet verore të Shkëndije Mujajt nuk ngjajnë aspak me ato të disa viteve më parë

Shkëndije Mujaj tashmë ka zgjedhur një tjetër rrugë në jetën e saj, duke iu përkushtuar fesë islame. Ajo mban mbulesë dhe prej kohësh është zhvendosur në Zvicër.

Meqënëse jemi në sezon veror, edhe Shkëndije ka ndarë disa ditë për të pushuar buzë detit.

Artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto e video, me anë të të cilave tregon se ka nisur pushimet verore. Por ndryshe nga vitet më parë, tani ajo nuk shfaqet me bikini seksi që i tregojnë linjat trupore në bregdet.

Në imazhet e postuara online, Mujaj shihet me shami në kokë dhe e veshur me streçe të zeza e me një bluzë me mëngë të gjata. Ajo shihet me make up në fytyrë dhe me një kapele mbi kokë për ta mbrojtur nga rrezet e diellit.

Më parë, gjatë një interviste, Shkëndije ka treguar pse vendosi t’i përkushtohet fesë islame, vendim që i ndryshoi rrënjësisht stilin e jetesës.

“Arsyeja kryesore është humbja e nënës time, sepse u ndjeva shumë keq dhe atëherë e kuptova se sa pa vlerë është kjo botë dhe se qëllimi kryesor është amaneti dhe për të duhet të bëjmë shumë.

Ka shumë vite që unë lexoj për fenë islame, por nuk kam arritur dot të mënjanoj veprimet e mia që janë jashtë rregullave të fesë islame. Besoj se ka qenë një rrugëtim që ma ka vështirësuar që të kthehem 100% në fenë islame. Nuk është vetëm besimi, duhet të merret iniciativa për të vepruar,”- u shpreh Shkëndije.

Në lidhje me mashkullin që do i rrëmbejë zemrën, ajo ka thënë:

“Ai duhet ta dijë vlerën time. Kohën që unë investoj për atë person. Duhet të jetë besimtar mbi të gjitha, të mos e ketë vizionin e ngushtë dhe të jetë lexues ose praktikues i fesë, sepse do të ishte më e lehtë që ta praktikonim atë së bashku”.

(Kosova Sot Online)