![Ja çfarë bëri Gjesti kur e pa duke qarë Gertën e cila e bëri për spital](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/05/200x200_GJESTI_fitues_dhe_Gerta_Gixhari1738712660.jpg)
Bashkëshorti i Fjolla Morinës infektohet me variantin Delta, lajmërohet në Instagram në gjendje të rëndë
![Bashkëshorti i Fjolla Morinës infektohet me variantin Delta, lajmërohet në Instagram në gjendje të rëndë](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/16/auto_dd1629100626.jpg)
Bashkëshorti i këngëtares, Fjolla Morina ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fisnik Syla përmes një postimi në Instastory, duke deklaruar se është infektuar me variantin Delta të Covid-19.
Ai ka thënë se është vaksinuar, prandaj gjendja e tij shëndetësore rezulton të jetë e mirë.
“Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid 19, variantin Delta. Nuk po ndihme edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë:
Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ka shkruar Syla.
(Kosova Sot Online)