Moderatorja shqiptare guxon dhe del pa grim

  • E. /
  • 17 August 2021 - 15:47
Moderatorja shqiptare guxon dhe del pa grim

Moderatorja Rudina Magjistari ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet pa make-up, por nën efektin filtrave.

Mirëpo teksa tërheq vëmendjen me pamjen e saj, në sfond dëgjohet duke folur edhe vogëlushja e saj Mia.

Rudina shkruan se e ka xhiruar këtë video pa ndonjë qëllim të veçantë, por kur e pa sërish vuri re një situatë me të cilën prindërit ndeshen çdo ditë me vogëlushët e tyre. Të cilët janë plot teka.

Moderatorja shkruan se rritja e tyre kërkon shumë durim, përderisa shërben për të rritur fëmijë të mirë, ia vlen mundi.

“Në fakt është xhiruar pa ndonjë qëllim të veçantë kjo video (përveçse për të provuar filtrin ) por kur po e rishihja dëshmon për një situatë, ku gjithë mamat e babat ndeshen çdo ditë me fëmijët e vegjël. Shumë durim kërkon rritja e tyre, por përderisa shërben për të rritur fëmijë të mirë, ia vlen mundi.

Me pak fjalë, Ti Nuk Je Vetëm!

Kush e gjen veten në këtë postim, le të na bashkohet duke rrëfyer përjetime të ngjashme #artiitëprindëruarit”, shkruan Rudina Magjistari.

(Kosova Sot Online)