Fifi hap zemrën, tregon pasojat që i ka lënë ankthi dhe si i përballon ato

  • E. /
  • 21 August 2021 - 11:58
 Fifi hap zemrën, tregon pasojat që i ka lënë ankthi dhe si i përballon ato

Nuk kanë qenë të paktë ata artistë që kanë ndarë me të gjithë eksperiencat e tyre me problemet e shëndetit mendor.

Së fundmi, këngëtarja Fifi ka treguar për të gjithë ndjekësit se ka përjetuar ankth si dhe ka bërë publike pasojat që i ka lënë kjo gjë, takikardinë dhe po ashtu nuk mund të përballojë emocione të forta.

Por pavarësisht kësaj, ajo ka arritur ta kontrollojë veten dhe është e lumtur.

“Po kam kalu dhe normal qe ka pasoja ajo gjeja ..M’ka lane takikardinë ama kjo eshte e veqanta jem dhe e kontrolloj, une ate, dhe jo ajo mua.. Nuk perballoj dot emocione te forta as negative as pozitive ..e prap jam e lumtur qe mund te dashuroj pa kontroll”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se para disa ditësh, Fifi i ka alarmuar të gjithë fansat teksa ka postuar në rrjetin social “Instagram” një video të shkurtër të saj, në të cilën shfaqej me një maskë oksigjeni. Ajo dukej disi e lodhur në fytyrë, teksa tregonte se nuk mundet të marrë frymë.

“Dua zërin tim mbrapsht, dua të marr frymë”, shkruante ajo përkrah videos.

Këngëtarja nuk ka treguar se çfarë i ka ndodhur, por mesa duket, për fat të mirë e gjithë kjo situatë ka kaluar sepse artistja po e jeton normalisht jetën e saj, siç duket dhe nga postimet në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)