Lexoni edhe:
Tayna bëhet kapitene
Dafina Zeqiri ka paralajmëruar prej disa kohësh albumin e saj të ri që mban titullin “Dafinë Moj”.
Ajo ka treguar se i dedikohet nënës së saj, dhe do të përmbajë një sërë bashkëpunimesh me emra të njohur të estradës duke nisur nga Lyrical Son, Mc Kresha, Buta dhe bashkëpunëtorin e disa hiteve, Lumi B.
Tayna bëhet kapitene Lexoni edhe:
Ditën e sotme, këngëtarja ka zbuluar çdo detaj nga albumi duke përfshirë dhe titujt e këngëve dhe duetet e tjera.
Ajo që bie në sy është dhe bashkëpunimi me Tuna Sejdiun.
Ky është dueti i dytë pas super hitit “Vibe” të shumë viteve më parë, duke i dhënë fund kështu armiqësisë mes tyre.
Pjesë e albumit është dhe kënga me nënën e saj, Melihate Zeqiri, kënga me të dashurin, Dj Geek, Elinel, Ron dhe me Argjentina Ramosaj.
(Kosova Sot Online)