Lexoni edhe:
Bora Zemani tregon se a do të jetë sërish pjesë e “Për’puthen”
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri, “Dafinë Moj”.
Në këtë album janë të përfshira plot këngë hite të këngëtares dhe bashkëpunime të shumta me artistë të ndryshëm vendorë.
E teksa vendosi së fundmi të publikojë disa fotografi nga prapaskenat e realizimit të albumit, Dafina në një prej imazheve u shfaq duke ngritur gishtin e mesit lartë.
Bora Zemani tregon se a do të jetë sërish pjesë e “Për’puthen” Lexoni edhe:
Dhe mu për këtë gjest, ajo mori disa kritika nga ndjekësit në hapësirën komenteve, të cilave nuk ka hezituar që t’iu kundërpërgjigjet.
“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, kishte pyetur një ndjekëse në anglisht, ndërkohë që Dafina i është përgjigjur duke shkruar: “A duhet të të shpjegohem ty ose dikujt tjetër e dashur? Më lini të jetoj dhe bëji vetes një favor e dashur, shko jeto tënden dhe ndalo së menduar punët dhe veprimet e të tjerëve! Zot jam kaq e lidhur nga njerëzit mendjelehtë si ti! Këtu e thash këtë! Mirupafshim”.
Por debati nuk është ndalur me kaq, pasi një tjetër ndjekëse i ka replikuar këngëtares në po të njëjtin koment, duke mbrojtur komentuesen paraprake dhe duke i shkruar: “Jo, ajo nuk është mendjelehtë, ti nuk je e edukuar”.
Dafina nuk ka mundur të rezistojë pa iu kundërpërgjigjur edhe kësaj replike në një përgjigje të gjatë, ku thekson se ajo ndjehet në rregull me veten përderisa shikon vetëm punët e veta.
“Oh, haha e edukuar mjaftueshëm për të shikuar punët e mia Rita. Mos ta vura gishtin ty? Shush allahile. Kështu të qenurit e pafalshme të bën ty “jo të edukuar”? Ti je duke fyer inteligjencën time dhe mënyrën e edukimit të fëmijëve të mamasë time? Duhet të jesh e turpëruar nga vetja! Ti? Studente e mjekësisë? Edhe del nëpër rrjete sociale e i gjykon njerëzit? Gishtin mos ta qova ty? Ti me qen “njeri i mirë edhe i edukuar (më vjen të qesh)”, Qesh me këtë postim edhe më uro “fat” për punën e palodhshme që e kam bërë e jo të më tregosh mungesa tuaja që mi keq – e mi gjuan mua. Kalofsh mirë”, ka qenë përgjigja e këngëtares.
Dafina përndryshe po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Lyrical Son, të titulluar “Llafe llafe”.
(Kosova Sot Online)