Dafina Zeqiri: Të gjitha fitimet nga albumi “Dafinë Moj” do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 20:40
Dafina Zeqiri: Të gjitha fitimet nga albumi “Dafinë Moj” do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit

Dafina Zeqiri po vazhdon me mesazhe ndërgjegjësimi në Instagram.

Dafina Zeqiri cilësohet si njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare e cila është aktive në muzikë tash e 10 vite.

Këngëtarja është aktive në rrjete sociale ku edhe ndan imazhe nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Ajo së fundi ka lajmëruar fansat e saj se të gjitha fitimet nga albumi i saj i ri “Dafinë Moj”, do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit në qytete të ndryshme të Kososvës.

“Sot si përfaqësues i Moneyz Music Manager/Ceo, Pëllumb Çitaku vizitoj Shoqatën e Autizmit, me qëllimin për t’iu kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit Dafinë Moj do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në Shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren”, shkroi Dafina në mbishkrimin e fotografisë.

Image

(Kosova Sot Online)