Luana Vjollca sot feston ditëlindjen, kush mungoi në festën e saj?

  • G.g /
  • 02 September 2021 - 14:15
Luana Vjollca sot feston ditëlindjen, kush mungoi në festën e saj?

Moderatorja, Luana Vjollca sot feston ditëlindjën e saj të 30-të.

Mbrëmë moderatorja së bashku me shoqërinë e saj ka festuar ditëlindjen e saj jubilare, deri në orët e vona të natës, në një ambient veror, të kuruar deri në detaje.

Të pranishëm në mbrëmje ishin Arber Bytyqi, Blerina Kllokoqi Rugova e miq të tjerë, të cilët u argëtuan nën tingujt e muzikës së Brunos dhe të Klajdit nga “Threedots”

Por kush mungoi në këtë natë të veçantë të moderatores?

U vërejt gjithashtu mungesa e Marina Vjollcës, e cila gjendet në pushime, por dhe pse nga larg nuk ka munguar urimi i saj për Luanën.

“Happy birthday to a sister who has the best sister??‍♀️in the world!? Lumturine e botes te uroj Luanesha jone! Te dua pafund❤️”, ka shkruar Marina krahas fotos së bashku me Luanën.

Për sa i përket jetës së saj profesionale, këto kohë ajo ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

(Kosova Sot Online)