“Mos na jepni shumë mend”, Orinda Huta ju kthehet keq ndjekësve dhe ka një mesazh për nënat e reja

  • E. /
  • 04 September 2021 - 12:09
“Mos na jepni shumë mend”, Orinda Huta ju kthehet keq ndjekësve dhe ka një mesazh për nënat e reja

Çifti simpatik i ekranit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan më 15 korrik me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Menjëherë pas lindjes çifti zbuluan edhe prortetine  vajzës dhe ndajë shpesh momente nga përditshmëria me të. mami Orinda është më ajktive ën rrjete sociale, duke qenë se nuk i është rikthyer ende punës. Ajo tregon herë pas here për ndjekësit se si kujdeset për Atarën e vogël dhe së fundmi duket se ka marrë vërejtje për mënyrën se si e ushqen.

Orinda ka treguar se të voglën e ushqen me qumësht gjiri dhe formulë, duke qenë se nuk është i mjaftueshëm qumështi i saj. Për këtë arsye, Orinda ju ka dhënë një mesazh të gjitha nënave të reja dhe grave që paragjykojnë nënat që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.

“Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju trishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund, ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha. Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin. E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, shkruan Orinda.

(Kosova Sot Online)