
Lexoni edhe:
Vitet kalojnë Miranda Hashanin dhe më shumë e zbukurojnë
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale në facebook, këngëtarja e njohur Besiana Mehmedi ka shprehur dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të maestros Riza Dolaku, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Vitet kalojnë Miranda Hashanin dhe më shumë e zbukurojnë
Po ikin të artët e gjeneratave të papërsëritshme! Ditë e trishtë me lajmin e ikjes së mjeshtrit Riza Dolaku, ka shkruar ajo.
Falemnderit për krijimin të fundit të karrierës suaj që na dhurove ta interpretojmë e që na solli çmimin e parë në jubileun e 30-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit” 2019, ka shkruar tutje Mehmedi.
Postimi i plotë:
Iku edhe një nga të artët e rrallë- Riza Dolaku!
Po ikin të artët e gjeneratave të papërsëritshme! Ditë e trishtë me lajmin e ikjes së mjeshtrit Riza Dolaku! Falemnderit që kombit i fale aq shumë dhe kurr nuk u ekspozove! Falemnderit që arkivës muzikore i le pasuri këngët e shumta dhe notat në orkestracione të pafundme që mbajnë nënshkrimin tuaj! Falemnderit për krijimin të fundit të karrierës suaj që na dhurove ta interpretojmë e që na solli çmimin e parë në jubileun e 30-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit”2019! Ju do jetoni me artin tuaj! Ishit dhe do mbeteni çdoherë unik maestro!
(Kosova Sot Online)