Si do reagonte nëse do e tradhtonte Elgiti? Ja çfarë thotë Klea Huta

  • E. /
  • 06 September 2021 - 10:41
Si do reagonte nëse do e tradhtonte Elgiti? Ja çfarë thotë Klea Huta

Klea Huta komunikon shpesh me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe “qan hallet” bashkë me ta. Mes tyre nuk kanë munguar edhe pyetjet për Klean.

Dikush nga ndjekësit është interesuar se çfarë do të bënte moderatorja nëse do të zbulonte se Elgiti e tradhton.

“A e fal tradhtinë Klea? Si do reagoje po të gjeje burrin duke folur me një femër tjetër?”, e ka pyetur dikush.

Dhe Klea ka dhënë një përgjigje shumë të vlefshme për të gjitha vajzat.

“Do ulesha dhe do flisja me të. Çelësi i gjithçkaje është komunikimi”, është përgjigjur Klea.

(Kosova Sot Online)