![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
“Ronaldo mund të heqë dorë nga Georgina ashtu siç bëri me mua”, modelja e njohur habit me deklaratën
![“Ronaldo mund të heqë dorë nga Georgina ashtu siç bëri me mua”, modelja e njohur habit me deklaratën](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/06/auto_ipiccy_image-7-2048x12841630919759.jpg)
Pak para se të njihej me Georgina Rodriguez, një modele ka pretenduar se ka pasur një lidhje me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo.
Duke folur për “The Sun”, 25-vjeçarja, Natacha e ka paralajmëruar Georgina-n që të bëjë kujdes pasi mund të përfundojë si ajo.
“Cristiano më hodhi si një tullë, ai mund ta bëjë të njëjtën gjë me Georgina-n. Futbollistët profesionistë marrin shumë vëmendje nga gratë e bukura. Do të jetë njësoj në Manchester, ashtu siç ishte në Europë. Ronaldo do të ishte në kapje e madhe për këdo dhe Georgina duhet ta mbajë nën kontroll nëse do të ketë besim mes tyre dhe një të ardhme për ta”, tha ajo.
Sipas saj, Ronaldo i ka dërguar mesazhe fshehurazi Natacha-s, për dy muaj para se të flinte me të.
Ndërkohë ylli i televizionit ka rrëfyer për “The Sun” se i janë dashur katër vite për të kapërcyer këtë fakt, pasi Ronaldo e bllokoi atë nga rrjetet sociale.
“Unë u lëndova nga mënyra se si ai më hodhi tutje, duke më bllokuar në Instagram pasi fjetëm bashkë. Edhe tani më dhemb akoma”, është shprehur ajo.
Natacha ka zbuluar se futbollisti i famshëm ka kontaktuar me të në vitin 2015, kur ai ishte beqar pasi u nda nga modelja ruse, Irina Shayk.
(Kosova Sot Online)