
Babi i Shkenda Dubovës u nda nga jeta, zbulohet shkaku i vdekjes

Sot, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Shkenda Dubova njoftoi ndjekësit se babai i saj ka ndërruar jetë.
Me rastin e vdekjes së ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit gjilanas Shaip Dubova, kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.
“Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”.
“Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lutfi Hazirit.
(Kosova Sot Online)