Dashuri dhe mirënjohje, Dafina feston ditëlindjen e të dashurit Dj Geek
Sesa e mirë është një lidhje dashurie e zbulojmë shpesh mes detajeve në rrjetet sociale, mes gjurmëve që personazhet e njohur lënë aty.
Këngëtarja Dafina Zeqiri në një post në Instagram ka uruar thjesht të dashurin e saj për ditëlindje e tij duke shkruar
“Urime ditëlindjen dashuria ime, të dua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazhit që ka shkëputur nga pushimet e verës.
Ndërsa Genci (emri i vërtetë i DJ Geek), nuk ka kursyer mirënjohjen për të dashurën e tij duke i thënë: ” Të dua më shumë, faleminderit për gjithçka”.
Kështu dhe ne mësuam se mes Dafit dhe Gencit ka shumë dashuri, por edhe mirënjohje për ccfarë i japin njëri-tjetrit në lidhje.
Dafina është drejt finalizimit të albumit më të ri “Dafinë moj”, që pritet të publikohet së shpejti.
Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Lyrical Son “Llafe llafe”.
(Kosova Sot Online)