“Nuk jam aspak mirë”, Kim i tregon gjithë botës momentin më të vështirë që po përjeton!
Kim Kardashian po përjeton momente aspak të lehta pasi i biri, Saint ka thyer krahun.
Këtë lajm e ndau vetë Kim në InstaStory duke treguar se djali i saj 5-vjeçar e theu krahun në disa vende.
“Kush mendoni se qau më shumë sot? Djali im theu krahun në disa vende sot. Unë nuk jam aspak mirë,” shkroi Kim mbi një fotografi të Saint në një karrige me rrota me dorën e djathtë të mbështjellë.
Kim nuk preferoi të ndante më shumë detaje se cili ishte shkaku që e çoi të birin në atë gjendje.
Përsa i përket jetës në çift, Kim Kardashian dhe Kanye West po përfliten prej ditësh për një ribashkim. Thashethemet nisën që nga momenti kur ata të dy u fotografuan vetëm për vetëm buzë detit duke drekuar.
Më vonë, Kim i shtoi benzinë zjarrit duke u shfaqur me një fustan nusërie në shfaqjen e albumit të reperit. Madje të pranishmit në event publikuan një video, në të cilën Kim dhe Kanye shfaqeshin duke u larguar bashkë të kapur për dore.
Ky moment në promovimin e albumit të ri të reperit nën titullin “Donda” në nder të nënës së tij ka bërë xhiron e rrjetit.
(Kosova Sot Online)