![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Dafina Zeqiri nënshkruan shitjet e para të albumit, paratë do t’iu dhurojë fëmijëve me autizëm
![Dafina Zeqiri nënshkruan shitjet e para të albumit, paratë do t’iu dhurojë fëmijëve me autizëm](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/17/auto_dafina-zeqiri898944887988556233236969-696x392-1-696x3751631882078.jpg)
Dafina Zeqiri ka vetëm pak ditë që ka lansuar albumin e saj.
“Dafinë moj”, mban titullin albumi i Dafinës që përmban gjithsej 14 këngë shumica prej tyre bashkëpunime.
Albumin mund ta gjeni në platformën e gjirafës ku të gjitha paratë e grumbulluara për shitjen e tij do të shkojnë në Shoqatën e Autizmit në Kosovë.
E këtë premtim të dhënë që nga fillimi Dafina do ta fillojë ta mbajë qysh sot teksa ka treguar se do nënshkruajë 100 shitjet e para.
“Sapo kisha shikimin tim të parë në albumin fizik! Sot do të nënshkruaj 100 porositë e para
Mos harroni 100% e të gjitha shitjeve shkojnë për fëmijët me autizëm @shoqata_autizmi + @gjirafamall na tha që kanë surpriza shtesë për çdo porosi që bëhet! Linku ne bio”, ka shkruar Dafina.
(Kosova Sot Online)