Dy vjet nga martesa, kështu Blero e uron Afronën
Dy vite më parë Blero dhe Afrona i dhanë fund beqarisë.
21 shtatori përherë do të mbahet mend nga dyshja e shoubizit për arsye se dërguan dashurinë e tyre drejt altarit.
E sot dy vite më vonë Blero ka rikujtuar edhe njëherë këtë datë të veçantë duke bërë edhe një dedikim.
“Urime ditëlindjen dashuria ime e përjetshme”, ka shkruar Blero krahas fotos që ka nxjerrë nga albumi i martesës.
Kujtojmë se ditën e dasmës të çiftit të cilën e organizuan në Shëngjin, kishte ndodhur një tërmet i vogël por që shumë shpejt u tejkalua.
Çifti vazhduan ceremoninë madhështore me shumë të ftuar dhe tani ata ndajnë jetë të lumtur bashkëshortore.
(Kosova Sot Online)