Ramë Lahaj me dedikim emocionues, ia kushton këngën e dashur nënës së tij

  • E /
  • 23 September 2021 - 20:53
Ramë Lahaj me dedikim emocionues, ia kushton këngën e dashur nënës së tij

Tenori kosovar Ramë Lahaj ka postuar një status në Facebook, ku ka treguar se e ka kënduar këngën "Për mu paska ken'kismet", të cilin edhe ia ka dedikuar nënës së tij të ndjerë.

"Në ato netët e rralla të viteve të fundit, kur jemi ulë me pa televizor bashkë si dikur, kur u mbledhshim mas darke e sigurisht unë kryet n’prehnin tand,  televizori e dha kangën “Për mua paska ken'kismet ” ja rrite zanin e me the “fort e du qet kangë”. 
E kisha majtë shënim me ta knu por dojsha me konë një datë e rëndësishme për ty e mue, për ne. U gëzova fort që ma ne fund i erdh reni kësaj vere me rastin e krijimit te festivalit, platformës së edukimit të gjeneratës se re, projekt ky që fort më gëzoj e ma shumë më idhnoi. 
Nanë nuk m’prite as mu, as kangën. Por unë ty kangën ta knova edhe natën e frymës tande të fundit, e kam me vazhdue me t’knu edhe atëhere kur të më shteron zani.
Se me zanin tand jam rritë, me zanin tand zgjohem edh sot e kësaj dite.
 Je zani i jetës e motivit, për të vazhdu para, za qe nuk shteron kurrë, nanë. 
Gabeli jot!", ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)