“Faruk” nuk i ka punët mirë, ish-bashkëshortja e denoncon në polici

  • G.g /
  • 27 September 2021 - 09:46
“Faruk” nuk i ka punët mirë, ish-bashkëshortja e denoncon në polici

Dy vite më parë, aktori i njohur turk, Ozkan Denis është divorcuar nga partnerja e tij, Feyza Aktan pasi kjo e fundit e akuzoi për privim lirie, dhunë, fyerja dhe kërcënim.

Feyza Aktan, me të cilën aktori ka një djalë ka akuzuar “Kahramanin” dhe motrën e tij pasi sipas saj ata instaluan kamera në shtëpinë ku ata jetonin duke parë çdo lëvizje të saj.

Ish-bashkëshortja e aktorit turk akuzoi se e kanë kërcënuar me publikimin e fotove në media.

Nga ana tjetër, Ozkan ende nuk ka reaguar ende pas këtij denoncimi.

Problemet për të nuk kanë të sosur pasi dhe më herët ish-partnerja e tij, Fejza deklaroi se aktori e ka rrahur atë disa herë, dhe hera e parë që ndodhi ishte tre vjet më parë në shtëpinë e tyre në zonën e Sarrier. Ajo zbuloi gjithashtu një incident të dhunshëm që ndodhi ndërsa ishin në Gjermani, dhe sipas mediave turke, dadoja, një shoqe e përbashkët dhe motra e saj dëshmuan kundër aktorit.

Nga ana tjetër, aktori i njohur, Ozkan tha se pretendimet e ish-gruas së tij nuk ishin të vërteta dhe nuk i pranon ato.

Ozkan Denis është një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka luajtur rolet kryesore në telenovelat që kanë pasur një rekord shikueshmërie në vend dhe me siguri ky është një lajm i trishtë për fansat e aktorit.

(Kosova Sot Online)