Nëna e Ronaldos del kundër martesës me Georginën, zbulohet arsyeja
Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro është kundër martesës së tij me Georgina Rodriguez-in.
Sipas saj, Georgina kërkon të përfitojë nga pasuria e të birit.
Gazeta spanjolle “Marca” raporton se modelja po e pret propozimin e Ronaldos, por familja e tij është kthyer në një pengesë të madhe.
“Aveiro beson se ata të dy nuk duhet të martohen, sepse motivi i Georginës është të përfitojë nga pasuria e të birit”, ka thënë një burim pranë futbollistit për “Marca”.
Raportohet se dhe djemtë e tjerë të Aveiros mendojnë njësoj.
(Kosova Sot Online)