![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Si një album për çdo ditë të rritjes! Marina fikson momentet më të bukura të shtatzënisë
![Si një album për çdo ditë të rritjes! Marina fikson momentet më të bukura të shtatzënisë](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/04/auto_Screenshot_20211003-145140_Instagram-582x10241633338565.jpg)
Marina Vjollca ka marrë atë nurin e bukur, që thonë se zbukuron shpesh gratë shtatzëna, edhe pse kjo zakonisht u thuhej grave kur dëshira ishte e madhe për të sjellë në jetë bebe djem. Kjo nuk vlen për Marinën në fakt, e cila është në pritje të një vajze, e që duket më rrëzëllitëse se kurrë. Ndoshta pak gisht këtu ka fakti, që ajo ndihet shumë e lumtur këto kohë.
Prezantuesja e njohur, po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël, aq sa duket se po dokumenton rritjen e bebit ditë pas dite. Ose të paktën kështu na duket ne, nga fotot që ajo poston. Deri tani çdo gjë po shkon më së miri për Marinën, e cila vijon të drejtojë Klanifornia në Tv Klan.
(Kosova Sot Online)