Ka shumë dedikime në rrjet, por ky i Gencit për Enin duket më i vërteti!

  • G.g /
  • 04 October 2021 - 15:50
Ka shumë dedikime në rrjet, por ky i Gencit për Enin duket më i vërteti!

Njerëzit në rrjet kujdesen të tregojnë anët e tyre më të mira dhe e njëjta gjë vlen edhe kur i dedikojnë ndonjë gjë partnerëve të tyre.

Shpesh ka shumë sheqer virtual, sa për personat publik duket sikur zjarri qëndron i ndezur 24 në 24. Megjithatë ka dhe ca dedikime të thjeshta, si ky që Genc Prelvukaj i ka dedikuar partneres së tij, këngëtares Eni Koçi. Me fjalë të thjeshta, Genci thotë se ndihet me fat që ka pranë vetes një njeri të mirë si Eni.

Dhe e ka fat ta ketë afër çdo ditë të jetës së tij. Çifti i njohur së fundmi është duke shijuar disa ditë pushime në Amsterdam, nga ku është bërë edhe kjo foto.

(Kosova Sot Online)