Një javë më parë fitoi çmim Emmy, ndërron jetë grimieri i njohur
Marc Pilcher, stilisti i flokëve dhe grimieri i cili fitoi çmimin Emmy për punën e tij në shfaqjen e suksesshme të Netflix “Bridgreton”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga Covid-19, një javë pasi fitoi çmimin.
Agjencia e Pilcher, Curtis Brown konfirmoi lajmin për “CNN” të martën, duke iu referuar një deklarate që agjencia i dha Variety, nga miqtë dhe familja.
Sipas deklaratës, Pilcher ishte vaksinuar dy herë dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ai rezultoi negativ në teste të shumta të Covid-19 dhe udhëtoi drejt SHBA për ceremoninë e Emmy dhe përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.
Menjëherë pas kthimit, ai u sëmur dhe gjendja e tij u përkeqësua gjatë fundjavës. Dhe fatkeqësisht ai vdiq të dielën, tha Curtis Brown.
Vdekja e tij vjen vetëm pak kohë pasi ai fitoi një Emmy për "Periudhë të Jashtëzakonshme dhe Stilim flokësh për personazhe" në shtator.
Pilcher ishte i njohur për punën e tij në shfaqje të ndryshme teatrore, programe televizive dhe filma.
Ai punoi në flokë dhe krijoi role stilimi në filma duke përfshirë "Bukuroshja dhe Bisha", "Java ime me Marilyn", "Gruaja e padukshme" dhe "Victoria e re".
Në karrierën e tij në industrinë e filmit dhe televizionit, Pilcher kishte punuar me artistë të njohur duke përfshirë Judi Dench, Maggie Smith, Shirley MacLaine, Ralph Fiennes, Emily Blunt, Stanley Tucci, Michael Gambon, Madonna, Helena Bonham Carter, Michelle Williams, Kristin Scott Thomas dhe Ian McKellen.
(Kosova Sot Online)