“S’dua dasmë, gati për fëmijën e dytë”, Meriton Mjekiqi rrëfehet si rrallëherë për jetën private
Meriton Mjekiqi është një ndër moderatorët më në zë, emisioni i së cilit “Gjoni Black” shkaktoi mjaft bujë ku dhe morën famë disa emra të njohur të showbiz-it shqiptar.
Mirëpo, pak muaj më parë ai u tërhoq nga emisioni.
Ditën e sotme, ai ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur rreth jetës private dhe jo vetëm.
Moderatori tha se prej disa muajsh është zhvendosur në Tiranë ku edhe po vijon punën me disa projekte. Po ashtu, ai u rrëfye dhe për jetën e tij personale.
Sjellim në vëmendje se Mjekiqi u bë baba për herë të parë kur ishte 21 vjeç. Ai dhe e ëma e të birit janë ndarë dhe ajo jeton jashtë vendit me Loarin e vogël.
Mes dyshes ka patur jo rrallëherë debate e akuza të shumta publike, ku nëna e djalit e ka akuzuar atë se nuk ka marrëdhënie me të birin dhe se e përdor për famë.
Sot, Mjekiqi tha se ia ndjen shumë mungesën të birit dhe për shkak të largësisë nuk është dhe aq i lidhur sa është nëna e tij me të.
Po ashtu ai i habiti të gjithë me deklaratën e tij duke thënë se nuk do dasmë, por është gati për fëmijën e dytë.
“S’dua dasmë, gati për fëmijën e dytë”, u shpreh ai.
https://www.youtube.com/watch?v=QKDkGTkQLTg&feature=emb_err_woyt
(Kosova Sot Online)