
Në këtë formë Genta po e fshehë barkun e fryrë

Genta Ismajli, është emri më i lakuar në mediat online këto ditë.
Që nga bërja publike e lidhjes së saj me të dashurin turk, Usta, ajo është bërë pre e lajmeve të ndryshme.
E ditëve të fundit ajo është përfolur për një shtatzëni të mundshme, por që një lajm të tillë vetë këngëtarja nuk e ka pohuar e as mohuar.
Por, lajmet e fundit nuk e kanë ndaluar atë të jetë tejet aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka postuar një video ku shihet duke i dërguar puthje fansave të saj,por ajo ka publikuar vetëm portretin e saj.
Kjo gjest aludon në atë se këngëtarja po mundohet ta fshehë barkun e saj të fryrë.
(Kosova Sot Online)