Rita Ora po shijon disa ditë pushime ekzotike, e lumtur dhe super në formë
Pas koncertit në Kullën Eifel, Rita ora i ka bërë vetes dhuratën më të bukur të mundshme. Ca ditë pushime në një vend me diell, teksa të gjithë kanë veshur gjëra të ngrohta e po nxjerrin nga sirtarët rrobat e dimrit.
“Shpresoj që të gjithë keni kaluar një fundjavë të mrekullueshme”, shkruan Rita bashkë me imazhet seksi që ka ndarë me fansat e saj.
Këngëtarja 30-vjeçare duket në formën e saj më të mirë, teksa mbante veshur një palë bikini blu. Lumturia dhe qetësia në jetën private reflektohet në portretin e saj, teksa lidhja me regjisorin e famshëm, Taika Waititi duket premtuese për më shumë sesa thjesht një lidhje. Së shpejti mund të kemi ndonjë propozim.
(Kosova Sot Online)