Ndjekësit kryqëzojnë Viktoria Beckham dhe shkak ishin buzët e stilistes
Stilistja Victoria Beckham është kritikuar nga fansat, pasi në daljen e fundit që bëri, buzët i kishte më të fryra se zakonisht.
47-vjeçarja ishte e ftuar dje tek “Good Morning America” për të promovuar një produkt të linjës së saj kozmetike.
Fansat e aktores së “Spice Girls” nisën të komentonin menjëherë pamjen e saj. Një përdorues i “Twitter” shkroi: “Çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj?”.
Ndërsa një tjetër shtoi: “Ju lutem, mos i fryni më buzët”; “E dua Victoria Beckham, por ajo që ka bërë me buzët është turp”.
Një tjetër koment ishte: “Victoria po më tremb! Ajo lëviz vetëm qepallat dhe qerpikët kur flet… nuk duket fare natyrale. Botoksi mund të duket mirë në foto, por jo në jetën reale”.
“Zot i madh, injeksioni tek buzët e saj duket tmerr! Pse gratë po e bëjnë këtë me veten e tyre, pse?”, shtoi një tjetër.
Ndërkohë, Victoria foli gjatë intervistës për martesën e saj 22-vjeçare me David Beckham. Ajo tha:
“Ne jemi shumë mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Ai është një baba i jashtëzakonshëm dhe një burrë i mrekullueshëm”.
E pyetur nëse ekziston mundësia për një rikthim të “Spice Girls”, stilistja tha se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë pasi jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër.
(Kosova Sot Online)