![Rita Ora: 'Urime Ditën e Pavarësisë Kosova ime'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/03/200x200_Rita_Ora1733236613.jpg)
Enca eksperimentoi sërish me look-un dhe rezultati na la me gojë hapur
![Enca eksperimentoi sërish me look-un dhe rezultati na la me gojë hapur](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/18/auto_ee11634543373.jpeg)
Enca është padyshim një nga këngëtaret që ka treguar se i pëlqen shumë të luajë me look-un e saj.
Kemi parë se ajo ka eksperimentuar shumë me flokët, duke provuar ngjyra të ndryshme, të cilat i shkojnë të gjitha.
Ajo nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe ka ndryshuar pamjen e saj, duke bërë një prerje të thjeshtë të flokëve dhe ngjyrë me nuanca më të hapura.
Për këtë ndryshim, Enca ka treguar përmes disa fotove që postoi në “Instagram”, e që dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse.
“25 vjeçarja më e lezetshme që njoh”, ka shkruar Enca në një postim në “InstaStory”.
Përsa i përket projekteve të saj muzikore, Enca solli këtë verë këngët “Rakia” dhe “Suavele” që u pritën mjaft mirë nga publiku dhe numërojnë miliona klikime në platformat muzikore.
(Kosova Sot Online)