Kim Kardashian do t’i paguajë 23 milionë dollarë Kanye West

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 15:11
Kim Kardashian do t’i paguajë 23 milionë dollarë Kanye West

Ka kaluar gati një vit që kur Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj, Kanye West, por beteja për menaxhimin e pronës së tyre të përbashkët nuk ka përfunduar ende. Ish-çifti, pas periudhës së parë të “ngrirjes” që patën menjëherë pas divorcit, duket se tani kanë rikthyer komunikimin dhe kanë gjetur një ekuilibër.

Por ndarja e pasurisë së tyre të madhe vazhdon dhe duket se Kim fitoi betejën për shtëpinë e tyre të madhe në kodrat e Los Angeles. Sipas raportimeve në shtypin amerikan, Kim Kardashian do t’i japë 23 milionë euro ish-burrit të saj në mënyrë që të fitojë pronësinë e shtëpisë së tyre të mëparshme të përbashkët.

Nga këto, 20 milionë janë për shtëpinë dhe 3 milionë për të gjitha sendet shtëpiake, nga mobiljet e deri te veprat e artit. Ish-çifti e kishin blerë këtë shtëpi në vitin 2014 për 20 milionë dollarë dhe e rinovuan atë në vitin 2019.


(Kosova Sot Online)