Almeda i kthehet keq ndjekëses që e kritikoi se puthi të birin në buzë

  • A.P /
  • 20 October 2021 - 15:27
Almeda i kthehet keq ndjekëses që e kritikoi se puthi të birin në buzë

Puthja e fëmijës në buzë ka shkaktuar gjithmonë debat nëse është normale ky veprim. Së fundmi, në një situatë të tillë është përfshirë dhe Almeda Abazi. Nëna e dy fëmijëve, e cila jeton prej vitesh në Turqi, ku dhe ka krijuar familje me aktorin Tolgahan Sayisman, ka ndarë një video ku shihet duke puthur të birin.

Ish-missi është indinjuar me një ndjekëse që e ka kritikuar mbi këtë veprim, së cilës ka vendosur t’i japë dhe një përgjigje publike. “Aaa mësim të mirë po ju jepni fëmijëve, bravo ju qoftë juve nëna moderne tani. S’ke ku ta puthësh veçse në gojë? Turp!”, kanë qenë fjalët e ndjekëses.

Image


(Kosova Sot Online)