Kurrë nuk është vonë, Violetë Kukaj si 20-vjeçare me ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë
Violetë Kukaj është një nga emrat që është komentuar gjatë në media për pamjen e saj.
Ndjekësit e në rrjete sociale e kanë akuzuar këngëtaren 52-vjeçare se ka kryer ndërhyrje të shumta kirurgjike në fytyrën e saj.
Tani është publikuar një fotografi e rrallë e saj, ku vihet re qartë ndryshimi drastik që artistja ka pësuar, siç janë mollëzat e dhëmbët.
Përveç pamjes, Violetë Kukaj ka qenë mjaft e përfolur edhe për ndarjen nga bashkëshorti i saj, por që ajo zgjodhi që të mos fliste asnjëherë sa i përket kësaj pjese.
Në muzikë, Violetë Kukaj është aktive me projekte muzikore, si dhe është emër mjaft i kërkuar në dasma e ahengje familjare, ani pse ka dy muaj që janë ndaluar të mbahen në Kosovë.
(Kosova Sot Online)