Publikohet foto e Hutchin pak para se të vritej, ja çfarë thotë elektriçisti që e mbajti të gjakosur në duar
Elektriçisti i filmit ‘Rust’ ka publikuar foton e fundt të kineastës Halyna Hutchin pak momente para se ajo të të vritej aksidentalisht nga Alec Baldwin.
Serge Svetnoy po qëndronte pranë gruas fatkeqe kur ajo mori plumbin gjatë xhirimeve të filmit brenda kishës.
Fotoja e publikuar ëshë bërë në të njëjtën ditë të incidentit dhe tregon Hutchin (me rreth të kuq) duke mbajtur aparatin fotografik ndërsa Alec Baldwin qëndron i rrethuar nga stafi në mjedisin e kishës me ndriçim të dobët.
Svetnoy ka përshkruar dhe momentin e tmerrshëm teksa mbante në krah kineastën pak para se të ndërronte jetë.
‘Po unë qëndrova krah për krah Halyan kur ajo u qëlllua për vdekje. E mbajta në krah ndërsa po vdiste. Në duart e mia ishte gjaku i saj. Nuk uroj që askush të kalojë atë që kam kaluar unë, atë që ka kaluar bashkëshorti i saj Matt Hutchins, djali i saj por edhe aktori Alec Baldwin.Ai duhet të jetojë me mendimin se ka marrë jetën e një njeriut për shkak të njerëzve jo profesionistë’.
Elektricisti tha se Hannah Gutierrez Reed, 24-vjeçarja që ishte përgjegjëse për ngarkimin e armëve dhe i dha Alec Balvin pistoletën e vjetër Colt, ishte e vogël dhe pa përvojë për këtë punë.
Svetnoy ju bëri thirrje prodhuesve të sigurojnë që një aksident i tillë të mos ndodh kurrë dhe që të punësojnë njerëz të specializur.
“Personi që duhet ta kontrollonte këtë armë para se ta sillte në set nuk e bëri. Dhe rezultati është vdekaj e njeriut' ka shkruar ai në një postim.
https://www.facebook.com/sergey.svetnoy/posts/7126586147366790
(Kosova Sot Online)