Shyhrete Behluli pozon e lumtur krahë bashkëshortit në Milano
Shyhretet Behluli është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës popullore të estradës.
Këtë e dëshmon karriera e saj shumëvjeqare në botën e muzikës dhe krijimtarisë së saj ku publiku është mësuar me zërin dhe muzikën e saj.
Këngëtarja 59 vjeçare merr vëmendje me postimet në instagram duke u krahasuar me vajzat e saj që shpesh e komentojnë se duket më bukur se vetë ato që janë dhe më të reja në moshë.
Së fundi, ajo ndodhet në Milano bashkë me bashkëshortin e saj Lulin ku dyshja duket se po e shijojnë vendin dhe kohën e bukur.
Kështu artistja ka ndarë disa fotografi ku ka pozuar krahë partnerit ku shihet të jetë mjaft e lumtur.
“Vendet e tilla, janë gjithmonë kujtim për ne”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, “Djali i Mahallës” është kënga e fundit në bashkëpunim me vajzën e saj Engjëllushen derisa ka lajmëruar se është në pregatitje të projekteve muzikore.
(Kosova Sot Online)