Këngëtares kosovare i hakohet Facebook’u, kërkon ndihmë

  • E /
  • 08 November 2021 - 12:42
Këngëtares kosovare i hakohet Facebook’u, kërkon ndihmë

Këngëtares Rona Nishliu i është hakuar Facebook’u.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në instastory.

Nishliu ka treguar se ka rënë pre e një sulmi kibernetik derisa ka kërkuar ndihmë nga shokët e saj.

Ajo ka kërkuar që të raportojnë faqen e saj.

“Të dashur, ju lutem REPORT faqes sime te hackuar”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)