Shtatzënë? Xhensila Myrtezaj bën ndjekësit të dyshojnë nga ky detaj

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 08:10
Shtatzënë? Xhensila Myrtezaj bën ndjekësit të dyshojnë nga ky detaj

Këngëtarja e njohur, ka ngritur dyshime me fotot e fundit të saj, të postuara në rrjetin social Instagram.

Xhensila ka publikuar në Instagram dy foto me Ajkën ku shihen të dy të veshura me fustane të bardha.
Dy detaje morën vëmendjen e ndjekësve. Së pari, kanë realizuar foto profesionale në një ambient që duket magjik dhe së dyti, dora e këngëtares që qëndron mbi barkun e saj.

Xhensila ka publikuar dy foto profesionale me vajzën e saj Ajka dhe dora e këngëtares mbi barkun e saj, ka ngritur dyshime te ndjekësit për një shtatzëni të dytë.

Fotot gjithashtu janë realizuar në një ambient të ngrohtë, plot magji e dritë dhe Xhensila me bukuroshen e saj janë veshur me fustan të bardhë.

Kujtojmë se Xhensila ka shprehur se dëshiron të ketë dhe fëmijë tjetër, kështu që mbetet të presim nëse Ajka do bëhet me motër ose vëlla.

Këngëtarja është shprehur më parë për marrëdhënien me vajzën:

“Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor.“, tha Xhensila.

(Kosova Sot Online)