
Don Xhoni dhe Loredana publikojnë këngën e re “Gjuj për to”

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, reperët Don Xhoni dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Gjuj për to” mban titullin kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Muzika është punuar nga producenti Mixey, gjersa për tekstin janë kujdesur vet reperët duke shkruar secili pjesën e tij përkatëse.
Kënga është vizualizuar edhe me kip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prishtinën.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksioni Sekuencë Studio.
Si Don Xhoni, ashtu edhe Loredana shquhen si ndër rap-artistët më në zë të skenës viteve të fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=icttFq6i07U&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)