
Lexoni edhe:
Hajrush Behluli&Shkurte Fejza bëhen gjyshër: Dielli solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona
Britney Spears është zotuar të padisë të atin për abuzim pasi më në fund është liruar nga kujdestaria. Ylli i muzikës pop falenderoi fansat që udhëhoqën lëvizjen “Free Britney” pasi gjykata i dha fund marrëveshjes 13 vjeçare.
“O Zot i madh, i dua çmendurisht fansat e mi. Mendoj se do të qaj pjesën tjetër të ditës. Dita më e mirë ndonjëherë.“, u shpreh këngëtarja. 39-vjeçarja është zotuar të padisë babain e saj, Jamie për “shpërdorim të kujdestarisë”.
“Ajo fajëson babanë e saj që i shkatërroi jetën për 13 vitet e fundit. Ai kishte kontroll të plotë mbi gjithçka, nga financat deri tek fakti nëse ajo mund të kishte më shumë fëmijë. Ajo është e çmendur dhe mund të shohësh një padi të ngritur kundër Jamie Spears shumë shpejt.”
I ati ka mohuar akuzat duke thënë se pasuria e vajzës së tij prej 60 milionë dollarësh ishte mbrojtur nga ai. Jamie u bë kujdestar në 2008 pasi këngëtarja luftoi me problemet e shëndetit mendor. Avokati i saj, Mathew Rosengart tha: “Ajo që do të ndodhë më pas është në dorën e një personi – dhe kjo është hera e parë që mund ta themi këtë në një dekadë – varet nga Britney.”
(Kosova Sot Online)