Robin Krasniqi konfirmon lidhjen me modelen e njohur

  • E. /
  • 17 November 2021 - 08:38
Robin Krasniqi konfirmon lidhjen me modelen e njohur

Robin Krasniqi ka konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar kohët e fundit se është në një lidhje me modelen Marigona Krasniqi. Boksieri ka postuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihet i përqafuar me Marigonën.

Kjo është romanca e parë që bën publike pas ndarjes me modelen Heidi Lushtaku. Modelja dhe Robin i dhanë fund fejesës së tyre një vit më parë, duke thënë se i kishin ndarë rrugët mes tyre paqësisht.

(Kosova Sot Online)