
Sinani dhe Yllka ‘kopjojnë’ Leonorën dhe Asimin

Vitin e kaluar, dy drenicasit, Asim Gashi e Leonora Jakupi, sollën një potpuri që u pëlqye me të madhe nga publiku, duke u klikuar mbi 17 milionë herë.
E, sivjet, një potpuri e sollën edhe Yllka Kuqi e Sinan Hoxha.
Nëse ndalemi dhe i analizojmë dy popturitë, vërejmë qartazi se Yllka dhe Sinani u frymëzuan shumë te Asimi e Leonora, për të mos thënë që e kopjuan tërësisht si koncept.
Pra, Asimi e Leonora potpurinë e nisën me muzikë të lehtë, duke vazhduar me ritëm, njëjtë si Yllka dhe Sinani këtë vit.
Po ashtu, edhe pamja e Yllkës, format se si i zgjedh fustanet, ngjajnë shumë me Leonorën.
Mos vallë Yllka e ka inspirim Leonorën në pamje e në këndim?
https://www.youtube.com/watch?v=xIGHGD98wvw&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=9KL5bnSbHYM&t=37s
(Kosova Sot Online)