“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë tragjedi”, Rina Balaj për rastin në Gllogjan ku u vranë tre persona

  • E /
  • 27 November 2021 - 11:22
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë tragjedi”, Rina Balaj për rastin në Gllogjan ku u vranë tre persona

Tre persona humbën jetën mbrëmë (e premte),  si dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.

Në autobusin që po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë, viktima mbetën shoferi i autobusit si dhe dy nxënës.

Pas ngjarjes që tronditu vendin tonë, kanë ardhur reagime të shumta, në mesin e tyre edhe nga estrada shqiptare

Këngëtarja Rina Balaj përmes një postimi në InstaStory, tha se nuk ka fjalë që ta përshkruaj këtë tragjedi.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë tragjedi që ka ndodhë. Ngushëllime është shumë pak me thënë! Çka është ka bëhet me neve?”, ka shkruar këngëtarja duke shpërndarë një poezi që iu kushtua viktimave.

(Kosova Sot Online)