Këngëtari i njohur bëhet 'prift'
Balenciaga publikoi të martën fushatën e re reklamuese, ku protagonist ishte sërish Justin Bieber. Këngëtari kanadez dhe marka luksoze ndanë një foto në rrjete sociale dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pamja e tij interesante.
Bieber shfaqej me një xhaketë të gjatë deri në fund të këmbëve, me çizme të trasha dhe një varëse që mbante disa çelësa. Fansat shpërthyen në komente duke e krahasuar këngëtarin me një prift.
“Baba Biebs?” shkroi një ndjekës ndërsa një tjetër komentoi: “Pastor Bieber ??”, “Jezus Krishti për Balenciaga”. Bieber u emërua fytyra e re e Balenciaga në korrik
(Kosova Sot Online)