Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid drejt fundit?

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 14:56
Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid drejt fundit?

Dua Lipa dhe i dashuri i saj amerikan, Anwar Hadid, thuhet se kanë pësuar një ‘krisje’ në marrëdhënien e tyre të dashurisë, pas dy vjetësh bashkë.

Këngëtarja 26 vjeçare është në lidhje me djalin e Yolanda Hadid dhe vëllai i modeleve Gigi dhe Bella Hadid, që nga viti 2019.

Por fansat po dyshojnë për gjendjen e romancës së çiftit pasi ata nuk janë parë bashkë në publik për gjashtë javë.

Tani burimet pohojnë se dyshja po mendojnë të ardhmen e tyre së bashku dhe kështu kanë vendosur që romanca e tyre të ‘presë’ për momentin.

Një burim tha për “The Sun”: “Çifti doli me idenë për të ‘frenuar romancën’ e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”.

(Kosova Sot Online)