“Jam me fat që e njoha”, Robin Krasniqi rrëfen si u martua me modelen: Kam insistuar shumë! U ritakuam pas 5 vitesh, shenjë që … Dua të kemi 4 fëmijë

  • G.g /
  • 07 December 2021 - 16:10
“Jam me fat që e njoha”, Robin Krasniqi rrëfen si u martua me modelen: Kam insistuar shumë! U ritakuam pas 5 vitesh, shenjë që … Dua të kemi 4 fëmijë

Robin Krasniqi ndihet njeri shumë me fat dhe krenar që ka takuar Marigona Krasniqin.

Por që të arrinte deri tek kurorëzimi me modelen kosovare, boksierit i duhej që insistonte shumë dhe, sipas tij, një ritakim pas 5 vitesh ishte shenjë që “do kenë një të ardhme shumë të mirë së bashku”.

Robin Krasniqi në një intervistë për “ATV”, theksoi se do jenë “shembulli i mirë i një familje të shëndetshme” dhe dëshiron të ketë katër fëmijë.

Çifti u kurorëzua në xhami pak javë më parë dhe boksieri rrëfen se shumë shpejt do të bëhet edhe dasma.

“Jam me fat dhe krenar që e kam takuar, pas shumë sfidave dhe historive. Ndihem i prekur prej Zotit që më në fund më ka takuar me një njeri si Marigona, por mbi të gjitha e ka zemrën e mirë, vjen nga një familje të mirë. Ndihmat që jep dhe zemra e saj më kanë bërë të dashurohem tek ajo, kam insistuar për një kohë të gjatë. Por hap pas hapi jemi këtu ku jemi, jam shumë i lumtur dhe besoj që në të ardhmen do jemi shembull i mirë për një familje të shëndetshme dhe ia lëmë të ardhmes. Zgjodhëm të kurorëzoheshim në xhami sepse mendoj që gjithçka në emër të Zotit, ishte hapi i parë dhe e bëra me shumë kënaqësi.

Unë e mora hapin e parë, kam insistuar, ndonjëherë e kam pasur atë mendim a ta marr këtë hap apo jo. Mesazhet dhe telefonat që kemi bërë më ka lënë të kuptoj që nuk guxoj të dorëzohem se ka diçka që ia vlen të luftosh për këtë njeri dhe çdo ditë kam thënë “Wow, është fantazi dhe nuk po e besoja që Zoti më ka takuar me dikë si ajo. Jam shumë i përmbushur, dasmën do e bejmë por datën nuk e kemi po besoj se shumë shpejt, në vitin 2022 do të ndodhë. 

Vij nga një familje e madhe dhe jetoj në Gjermani, ku mentaliteti i tyre ka shumë ndryshim, por e dashuroj shumë mentalitetin tonë që jemi të lidhur me familjet tona. Besoj rëndësi ka të madhe ka kur një njeri ka familje dhe dua të kemi nja 4 fëmijë do t’i bëj. Marigonën e njoh prej vitesh, edhe para 5 vitesh nisëm një kontakt por nuk na u bashkuan rrugët. Është një shenjë nga Zoti që jo rastësisht jemi këtu mbas 5 vitesh, jo rastësisht jemi bashkë dhe do kemi një të ardhme shumë të mirë”, tha boksieri gjatë intervistës.

(Kosova Sot Online)