Kim Kardashian e falënderon Kanye West pas fitimit të çmimit ikonë mode
Modelja, Kim Kardashian së bashku me motrën, Khloe dhe nënën Kris Jenner morën një çmim për sezonin e tyre të fundit të serialit “Keeping Up With the Kardashians” në ceremoninë e “People’s Choice Awards”
Treshja pas fitimit të çmimit u shprehen se e kanë mbyllur këtë kapitull, por që një i ri po vjen duke mos treguar më shumë rreth të rejave nga familja Kardashians.
Shfaqja e çmimeve amerikane nderon fituesit që votohen në internet nga publiku i gjerë dhe fansat në fushat e televizionit, filmave, muzikës dhe kulturës pop.
Më herët në mbrëmje, Kim fitoi edhe çmimin e ikonës së modës nga Tracee Ellis Ross.
“Nga ikona e modës në ikonë të modës, nga sipërmarrësja në sipërmarrëse, nga fans i Balenciaga-s te fanse e Balenciaga-s, me kënaqësi ia kaloj kurorën ikonës së modës së 2021: Kim Kardashian West”, tha ylli 49-vjeçar.
Ajo e përshkroi çmimin si një ‘moment për të’ pasi filloi në industri si organizatore dhe stiliste.
“Fakti që po fitoj çmimin e ikonave të modës është, si një moment i madh”, tha Kim.
Ajo falënderoi gjithashtu ish-bashkëshortin e saj Kanye West që e përfshinte vërtet në botën e modës, përpara se ta quante një ëndërr të zgjohej dhe të provonte gjëra të reja dhe të rrezikonte.
“Jam shumë e përulur”, përfundoi ajo përpara se të dilte krah për krah nga skena me Ross.
(Kosova Sot Online)