Fjala e çuditshme që Fifi e bëri tatuazh për Donaldin

  • G.g /
  • 09 December 2021 - 15:53
Fjala e çuditshme që Fifi e bëri tatuazh për Donaldin

Këngëtarja, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, pas largimit nga shtëpia ka bërë disa ndryshime në ‘look-un’ e saj.

Fifi pas ndryshimit të ngjyrës së flokëve, ajo ka bërë tani një tatuazh të ri, duke shkruar në dorën e saj ‘Filogyl’.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku e etiketoi edhe aktorin, Donald Veshaj.

Kujtojmë që Fifi para pak ditësh njoftoi që do të nis seancat me psikolog dhe do të kujdeset për shëndetin e vet, pasi gjatë kohës që ishte në shtëpi ajo u gjykua për shkak të sjelljeve.

(Kosova Sot Online)