Olti Curri ngre dyshimet se përveç Borës dhe Beatrixës, Donaldi ka edhe një të dashur tjetër
Takimi i dy binjakëve, Romeos dhe Donald Veshajt gjatë spektaklit të së martës ka emocionuar ndjekësit e këtij reality-show, por edhe personazhet e njohura të cilët i postuan nëpër rrjete sociale.
Mirëpo, ky takim u shoqërua edhe me hipoteza të shumta dhe se njëra nga to është se Romeo i ka dhënë informacione Donaldit kur e përqafoi në fund, teksa mbrëmë një tjetër dyshim është ngritur nga opinionisti, Olti Curri.
Përmes disa videove në rrjetin social “Instagram”, ai u shpreh se nga burime të brendshme ka mësuar së Romeo ka tentuar t’i japë Donaldit një unazë, por nuk është lejuar nga produksioni.
Olti thotë se unaza nuk ka qenë nga Bora, kështuqë duke ngritur dyshime se në jetën e Donaldit mund të jetë një vajzë e tretë.
Ndërsa, kujtojmë se natën e mbrëmshme, Donaldi i dhuroi një unazë Beatrixës, të cilës papritmas ia dhuroi edhe një puthje.
“Nga burimet e mia të brendshme dhe shumë sekrete kam mësuar që natën që Romeo do të hynte në “Big Brother” ka dashur t’i japë Donaldit një unazë. Por nuk ka mund t’ia japë dot sepse produksioni ka qenë shumë i rreptë në kontrollin që ka bërë. Kjo unazë, ju mendoni ka ardhur nga Bora, por jo nuk ka ardhur nga Bora. Kështu që në këtë histori kam gjithë dyshimet e mia se është edhe një vajzë e tretë!”-thotë Olti.
(Kosova Sot Online)